Suplement i avancuar për adoleshente dhe femra të reja

Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësor por nuk është prioritet në një stil jetese si ai i adoleshentëve.
Wellteen Her është zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe femrat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, fara rrushi dhe ekstrakt boronice.

Adoleshentët dhe dieta

Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentet kanë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndesishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjeter stresi emocional.

Shëndeti i femrës

Wellteen Her është një formulë e balancuar me kujdes për të ndihmuar në vitalitet dhe mirëqënie. Ajo ofron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën. Disa statistika tregojnë që dieta e adoleshentëve mund të jetë e ulet me disa nutriente siç është hekuri. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat e reja sepse hekuri mund të jetë vital gjatë pubertetit, kur menstruacionet nisin, dhe është i rëndesishëm gjatë ciklit mujor.

Lëkura dhe flokët

Disa nutriente janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një lëkure të shëndetshme, plus selenium dhe zink kontribuojnë në flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit

Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Her përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Her ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

Funksioni konjitiv

Wellteen Her përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuon në një funksionim nomral konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim.

Shëndeti i kockave

Kërkimet shëndetësore tregojnë që edhe një periudhë e shkurtër e një diete shumë strikte gjatë viteve të adoleshencës mund të çojnë në uljen e densitetit të kockës, që mund të japin kocka të dobëta në moshë më të vonë. Midis moshës 12-17, përcaktohet deri në 90% e kockave të të rriturve, kështu që kjo nuk është koha për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.
Wellteen Her përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium dhe zink që kontribuojnë në një shëndet të mirë të kockave. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Mos e merrni me stomak bosh.

  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa gluten
  • Pa konservantë
  • Pa kripë ose maja
  • I përshtatshëm për vegjetarianë
  • Wellteen nuk është testuar në kafshë
100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

5 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.