Agelmin 10 mg - 20 Tableta

Agelmin përmban cetirizinë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve dhe vepron duke inhibuar efektet e histaminës në organizëm.Përdoret për të trajtuar simptomat e ftohjes ose alergjisë si teshtitja, kruajtja, lotimi i syve ose rrjedhja e hundës. Agelmin përdoret gjithashtu për të trajtuar kruarjet dhe ënjtjen e shkaktuar nga urtikaria kronike (urtikarie).

Indikohet:

Për lehtësimin e simptomave të rinitit alergjik (sezonal) dhe alergjive nga pluhuri ose kafshët (riniti alergjik perineal) si teshtima, kruarja, hundë të bllokura dhe që rrjedhin, sy që shoqërohen me kruarje, skuqje dhe lotim.

Për lehtësimin e ënjtjes, skuqjes dhe kruarjes së lëkurës (simptomat e urtikaries kronike idiopatike).

Udhëzime për përdorim

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit. 

Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë me ujë. 

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: 10 mg një herë në ditë (1 tabletë). 

Fëmijët e moshës nga 6 -12 vjeç: 5 mg dy herë në ditë (gjysmë tablete dy herë në ditë). 

 

Paralajmërime

MOS përdorni AGELMIN nëse: 

Ju jeni alergjik ndaj cetirizinës ose përbërësve të tjerë të këtij bari 

Jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjën me gji.

Pacienti është nën moshën 6 muajsh.

MOS konsumoni alkool gjatë mjekimit me Agelmin 

AGELMIN përmban laktozë. MOS e përdor nëse jeni intolerant ndaj disa sheqernave. 

 

Kujdes:

Përpara se të përdorni Agelmin, tregoni mjekut tuaj për historinë tuaj mjekësore dhe shëndetësore, duke përfshirë: 

anomali në funksionimin e veshkave 

anomali në funksionin e mëlçisë 

alergjisë ndaj Agelmin 

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.