1. Termat dhe Kushtet

  1. Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet 'Përdoruesit' (më poshtë gjithashtu referuar si 'Ju', 'Klienti' ose 'Blerësi') që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe Farmaci 'eFarma.AL Sh.p.K.'' regjistruar pranë QKB me NIPT: L91518030K, me adresë Rr. Luigj Gurakuqi, Tiranë me faqen elektronike: https://efarma.al

  2. Të dyja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo.

  3. eFarma.AL ka të drejtë për të përditësuar faqen e internetit dhe Termat dhe Kushtet nga koha në kohë. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit.
  4. ceFarma.AL ka të të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Sipas ligjit, në asnjë rast kushtet mund të kenë fuqi prapavepruese.
  5. Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit efarma.al, ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj të jepni të gjitha informatat të jenë të sakta lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje.
  6. eFarma.AL ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë subjekteve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.
  7. eFarma.AL rezervon të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri.

2. Proçedura e blerjes

  1. Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jet në moshë madhore, mbi 18 vjeç; me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

3. Produktet

  1. Klienti mund të konsultojë produktet në faqen e internetit të eFarma.AL dhe të informohet për karakteristikat e tyre të përgjithshme. Për secilin produkt, informacioni kryesor do të sigurohet, të tilla si foto, emri dhe përshkrimi. eFarma.AL nuk mund të garantojë që të gjitha të dhënat janë të azhurnuara dhe pa gabime njerëzore. Fotografitë e publikuara me qëllim të ilustrimit të produkteve nuk mund të tregojnë gjithmonë karakteristikat e produktit aktual. Për shembull, sasia, ngjyra, forma, madhësia mund të mos korrespondojnë me të dhënat e botuara në tekstin e produktit.
  2. eFarma.AL nuk është përgjegjës për ndonjë gabim ose mospërputhje në ilustrimin e produktit. eFarma.AL do të garantojë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj por nuk mund të garantojë disponueshmërinë e produkteve të publikuar. Disponueshmëria e dyqanit në internet nuk është e sinkronizuar me stokun në magazinë. Në rast të mungesës së produktit të kërkuar, eFarma.AL merr përsipër të komunikojë me Klientin sa më shpejt të jetë e mundur me anë të telefonit ose postës elektronike që Klienti ka siguruar.
  3. eFarma.AL mund të vendosë në çdo kohë për të modifikuar produktet, për t'i çaktivizuar ato ose për të anuluar produktet për ndonjë arsye.
  4. Produktet janë në pronësi të eFarma.AL deri në transferimin e pagesës në mënyrë të plotë nga Klienti.

4. Çmimi i produkteve

  1. Çmimet e treguara në eFarma.AL janë të paraqitura në Lek (ALL), i cili është çmimi me TVSH i produktit, dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. 
  2. eFarma.AL ka mundësinë për të modifikuar çmimet në çdo moment; por në rast çmimi shkruar gabimisht në një ose më shumë produkte, eFarma.AL do t'ia komunikojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse do ta përfundojë blerjen me çmimet e përditësuara ose do të anulojë porosinë.

5. Kostot e Livrimit

  1. Kostot e livrimit të produkteve përcaktohen duke u bazuar në vlerën totale të porosisë dhe vendndodhjen e Klientit. Këto kosto llogariten automatikisht nga faqja e internetit e efarma.al
  2. Klienti pranon të paguajë koston e transportit, vlerën e shtuar të çmimit të produkteve të porositura.

6. Kryerja e porosisë

  1. Në faqen tonë të internetit eFarma.AL keni mundësinë të konsultoheni me një larmi produktesh të paraqitura në faqen kryesore. Produktet e tjera mund të gjenden duke përdorur menunë për të renditur një grup produktesh e një kategorie të caktuar. Gjithashtu, mund të kërkoni drejtpërdrejt për një produkt të veçantë duke përdorur funksionin e kërkimit në krye të faqes.
  2. Kur gjeni produktin që ju intereson, mund ta shtoni në shportë duke shtypur butonin përkatës.
  3. Klienti konfirmon blerjen duke plotësuar formularin me të dhëna të vërteta dhe të sakta, të nevojshme për përfundimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve.
  4. Pas konfirmimit të blerjes, Klienti njoftohet me e-mail, e cili konfirmon blerjen elektronike dhe përmban informacionet porosisë si produktet, sasia, çmimin dhe numrin e porosisë. Kjo vlen nëse Konsumatori ka shkruar e-mail e tij. Nëse Klineti nuk ka plotësuar e-mailin e tij, atëherë ai do të kontaktohet në telefon nga eFarma.AL për të koordinuar dorëzimin e porosisë.
  5. Në çdo kohë dhe pa arsye eFarma.AL ka të drejtë të refuzojë dhe të mos ekzekutojë porosinë e çdo Klienti; në këtë rast, eFarma.AL mund të njoftojë Klientin përmes telefonit ose postës elektronike.
  6. eFarma.AL nuk është përgjegjës për dështimin e faqes internet ose problemet gjatë procesit të blerjes.

7. Krijimi i një llogarie

  1. Një pjesë e procedurës për të hapur një llogari në eFarma.AL konsiston në vendosjen e një përdoruesi dhe një fjalëkalimi. Ne rekomandojmë që Klienti të zgjedhi një fjalëkalim të fortë që është i vështirë për tu gjetur nga palët e treta dhe ne ju rekomandojmë. 
  2. Klienti merr përsipër ta mbajë fjalëkalimin gjithnjë konfidencial dhe të mos ua zbulojë fjalëkalimin palëve të treta. Ekziston një procedurë për të rivendosur fjalëkalimin tuaj në rast se e harroni atë. eFarma.AL ka një sistem që ju lejon të krijoni një llogari të bazuar në API me informacionin e identifikimit Facebook ose Google (Login përmes Facebook ose Login përmes Google).
  3. eFarma.AL nuk merr asnjë përgjegjësi nëse porositë dhe blerjet bëhen nga persona të tjerë në llogarinë e Klientit, me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Nëse besoni se ka pasur një shkelje të sigurisë, është përgjegjësia e Klienti të na njoftoj menjëherë në mënyrë që të rivendosim fjalëkalimin tuaj.

8. Pagesa

  1. Klienti merr përsipër të paguajë vlerën e porosisë. Klienti zgjedh njërën nga mënyrat e pagesës të vëna në dispozicion nga eFarma.AL: pagesa me para në dorë, Paypal, Skrill, pagesa me kartë debiti/krediti ose pagesa me transfert bankare.

  2. Në rast pagese me Paypal, Skrill, pagesa me kartë debiti/krediti, Klienti lidhet automatikisht me sistemin e pagesës përkatës.
  3. Të dhënat e kartave të pagesës së klientit mbrohen nga enkriptimi dhe nuk kalojnë përmes sistemeve elektronike eFarma.AL, prandaj ato nuk ruhen nga eFarma.AL. Banka përkatëse e kartë debiti/krediti është përgjegjëse për çdo autorizim pozitiv për transaksionet në eFarma.AL

9. Livrimi i porosisë

  1. Dorëzimi i produkteve do të bëhet brenda 2 ditëve për dërgesat në territorin e Shqipërisë dhe brenda 7 ditëve për dërgesat në Kosovë nga momenti i që dergohet "e-mail që konfirmon livrimin e porosisë".
  2. Klienti do të kontaktohet me telefon nga transportuesi brenda kohës së përshkruar më sipër, për të caktuar një takim për dorëzimin e dërgesës.
  3. eFarma.AL nuk është përgjegjës për pasojat përtej kontrollit të saj, të tilla si forca madhore ose ngjarje që varen nga transportuesi që mund të vonojë ose ndërpresë dorëzimin e produkteve të porositura.
  4. Çdo lloj vonesë në dorëzimin e dërgesës ose mosdorëzimit nuk mund të sjellë kompensim për Klientin ose palët e treta. Klienti merr përsipër të tërheqi produktet në emër të tij ose në emër të personit për të cilin është bërë porosia, në adresën e deklaruar ose vëndëndodhien e rënë dakord me transportuesin.
  5. Në rast të paketim të dëmtuar, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen e produkteve të dëmtuara, duke specifikuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes dhe merr përsipër të njoftojë eFarma.AL menjëherë.
  6. Duke pranuar marrjen e porosisë pa ndonjë vëzhgim mbi marrjen e produkteve, Klienti pranon që produktet janë dorëzuar në gjendje të mirë.
  7. Në rast se transportuesi nuk dorëzon produktet për shkak të Klientit, si përshëmbull mosrespektimi i afateve, ose dështimi për të komunikuar trasnportuesit detajet për të localizuar pa dyshim adresën, ai humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të transportit. Në ktë rast, Klienti detyrohet edhe kostot e transportit për kthimin e produktit; në rast se klienti e ka të paguar paraprakisht do të zbriten nga rimbursimi i totalit të porosisë.

10. Anullimi i porosisë

  1. Klienti ka të drejtë të anulojë porosinë e tij duke njoftuar eFarma.AL.
  2. Kërkesa e anulimit do të merret në konsideratë vetëm nëse dërgesa e porosisë nuk është kryer tashmë.

11. Kthimi i produkteve

  1. Klienti ka të drejtë të kthejë porosinë, në tërsi ose një pjëse të saj, brenda një periudhe prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të porosisë, në përputhje me nenin 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.
  2. Produktet duhet të kthehen në adresën e përcaktuar nga eFarma.AL në fillim të këtij dokumenti. Produktet e kthyera duhet të jenë me paketimin e tyre origjinal, të paprekur, jo të përdorur dhe të shoqërohen nga të gjitha aksesorët dhe dokumentet që vërtetojnë blerjen e tyre në faqen tonë.
  3. Produktet e kthyera me difekt, të dëmtuar ose të përdorura nuk do të pranohen nga eFarma.AL.
  4. Në rast se Klienti vëren karakteristikat e produktit të dorëzuar që nuk janë në përputhje me ato të botuara në eFarma.AL, shih 3.a, ai ka të drejtë të kthejë produktin.
  5. Konsumatorit do t'i kthehet shuma e paguar për produktet e kthyer të paprekur. Shpenzimet për kthimin e produkteve i ngarkohen klientit.

12. Mbrojtja e të dhënave personale

  1. eFarma.AL menaxhonë të dhënat personale të klientëve sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  2. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është:
  • të sigurojë livrimin e rregullt të porosive të përfunduara përmes faqes efarma.al, prandaj të dhënat e nevojshme për livrimin do t'u komunikohen partnerëve tanë të cilët merren me suksesin e livrimit të porosive.
  • të përmirësuar cilësinë e shërbimit duke komunikuar informacione mbi porositë e përfunduara që mund të jenë me interes për klientin.

c. Klienti ka të drejtë të refuzojë komunikimet promovuese nga eFarma.AL në çdo kohë. Të dhënat personale ruhen nga eFarma.AL dhe mund t'u zbulohen partnerëve komercialë vetëm me autorizimin paraprak të klientit, mbrohen nga fjalëkalimi që klienti përdor për të bërë blerje elektronike, shih 7.b.

d. Klienti ka të drejtë të aksesojë, korrigjojë, fshijë të dhënat e tij personale ose të kundërshtojë përpunimin e tyre.

e. Klienti mund t’i ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke kontaktuar eFarma.AL

Product added to compare.