Toskani Dermaroller TKN20

TKN Dermaroller përmban një kokë me disa gjilpëra shumë të holla, gjatësia e të cilave përcakton dhe qëllimin e përdorimit. Dermaroller prodhon një sasi të madhe të lëndimeve mikroskopike në lëkurë, duke stimuluar kështu sintezën e kolagjenit që ndihmon në riparimin e plagëve të ‘kontrolluara’ që krijohen nga përdorimi. Ky veprim ndihmon për të rritur elasticitetin e lëkurës duke zvogëluar rrudhat, strijat dhe shenjat. Lëndimet e hapura gjithashtu lejojnë një depërtim më të mirë të përbërësve aktivë. Përdorimi i Dermaroller është një metodë jo ablative dhe jo kirurgjikale që është ideale për përmirësimin e disa gjendjeve të lëkurës, të tilla si rrudhat, shenjat e plakjes, strijat, shenjat dhe problemet e pigmentimit.

Indikacionet:

Për rrudhëzat e imta dhe rrudhat

Për lëkurat me mungesë elasticiteti

Për shenjat e akneve dhe shenjat kirurgjikale

Për strijat

Për hiperpigmentimin (njolla dielli, melasma, etj.)

Për rënien e flokëve

Përdorimi

1-Dezinfektoni dermaroller-in duke e lënë të zhytet në alkool 70% për 5 deri në 10 minuta.

2-Lani fytyrën.

3-Filloni proçesin

– Shmangni rrotullimin në zonën rreth syve

– Rrotulloni në një drejtim 6 deri në 8 herë, në varësi të tolerancës dhe ndjeshmërisë së lëkurës dhe sigurohuni që të ngrini rulin pas çdo kalimi. Pra, rrotullohet në një drejtim, ngrihet lart & përsëritet.

– Pas rrotullimit në një drejtim, është koha të ktheheni mbi zonën që sapo keni trajtuar dhe të përsërisni procesin në drejtimin pingul. Për shembull, nëse keni mbaruar së rrotulluari në ballë vertikalisht, duhet të përsërisni të gjithë procesin horizontalisht.

– Deri në fund të kësaj procedure, ju duhet të keni kaluar dermaroller-in çdo zonë 12 -16 herë, 6 – 8 herë horizontalisht, 6 – 8 herëvertikalisht.

4- Lani fytyrën me ujë

5- Pastroni dermaroller-in me ujë e sapun. Dezinfektoni përsëri rulin tuaj, duke e lënë të zhytet në alkool 70% për 10 minuta.

6- Vazhdoni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.