Suplement i balancuar me kujdes për bebe dhe fëmijë

Formula e shirupit multivitaminik Wellbaby përmban vitaminë A, C dhe D. Departamenti i Shëndetit i Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që të gjithë fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç tu jepet një suplement që përmban këto vitamina.†

Për komoditet dhe për të shmangur derdhjen ne rekomandojmë përzierjen e shirupit me qumështin apo lëngun e zakonshëm të fëmijës tuaj. (Shiko udhëzime mbi përdorimin për më tepër informacion)

†Vetëm nëse fëmija juaj nuk merr 500ml qumësht formulë në ditë, pasi qumështi formulë i ka këto vitamina të shtuara në të.

Ç’është zhvillimi i funksioneve konjitive?

Është e thjeshtë të vëzhgoni ndryshimet e fëmijës tuaj në peshë dhe madhësi ndërkohë që fëmija juaj rritet, por nuk është aq e lehtë të shikoni ndryshimet që po ndodhin brënda trurit të tij. Që nga momenti i lindjes bebja shikon dhe mëson me një shpejtësi të pabesueshme.

Me kalimin e kohës, truri i bebes tuaj do zhvillojë aftësitë e perceptimit, mendimit, kujtesës, gjuhës dhe koordinimit fizik dhe ky proçes mësimi gradual quhet zhvillim i funksioneve konjitive.

Më shumë arsye për të përdorur shurupin multivitaminik Wellbaby

Furmula është e bazuar në kërkimet më të fundit shkencore, me nivele të sigurta të nutrientëve të përzgjedhur me kujdes specifikisht për nevojat e bebeve në rritje,

Wellbaby shurup është prodhuar sipas të gjithë praktikave të mira të prodhimit (GMP) dhe standarteve të kontrollit të cilësisë.

Me shije portokalli të cilën i vogli juaj do e pëlqejë

Nuk përmban ngjyrues, ëmbëlsues apo përmirësues të shijes artificialë.

Nuk përmban laktozë, kripë alkool apo maja.

E përshtatshme për vegjetarianët.

Wellbaby shurup nuk është testuar në kafshë.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdorni lugën matëse (e përfshirë në paketim) për të llogaritur sasinë e lëngut dhe më pas përzijeni me qumështin apo ujin e fëmijës tuaj

Rekomandohet për fëmijë (6 muaj deri në 4 vjeç):

5ml në ditë (1 lugë çaji)

Për fëmijë nga 3-4 vjeç mund të administrohet dhe drejtpërdrejtë me lugë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Wellbaby shurup multiviaminik mund të jepet përpara ushqimit në mënyrë që e gjithë sasia e lëngut të merret nga fëmija dhe me ndihmën e ushqimit. Lani dhe thajeni lugën me kujdes pas përdorimit (mos e vendosni në sterilizator me avull apo në pjatalarës). Wellbaby është formuluar veçanërisht për bebe dhe fëmijë dhe nuk rekomandohet të përdoret nga të rriturit.

Ruajeni në frigorifer pas hapjes dhe përdoreni brënda 8-10 javëve.

TUNDENI MIRË PËRPARA PËRDORIMIT

Mbas hapjes mund të vihet re një errësim i shurupit multivitaminik Wellbaby. Kjo vjen për shkak të përmbajtjes të hekurit por nuk e dëmton aktivitetin e përbërësve të shurupit.

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.