Wellbaby Vit D Drops është prodhuar me kujdes nga ekspertet e Vitabiotics dhe ofron një nivel ekzakt të vitaminës D për foshnjat dhe fëmijët, e rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, në një bazë natyrale vaji ulliri. I përshtatshëm për foshnja nga lindja deri në 4 vjeç.
Vitabiotics – Wellkid Multi-Vitamin Liquid
Wellkid Multi-vitamin përfshin vitaminat A,C dhe D të rekomanduara nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që këshillon që të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç duhet të marrin shtesa që përmbajnë këto vitamina.
Pagesë Cash pas dorëzimit të porosisë.
Transport Falas në Tirane për porositë mbi 3000 Lekë
Transport Në Të Gjithë Shqipërinë, vetëm 300 Lekë
Është gjithashtu e rekomanduar që çdo njeri mbi 5 vjeç duhet të konsiderojë marrjen e një shtese ditore vitaminë D.
Rritja është e shpejtë veçanërisht 12 vitet e para të jetës të një fëmije. Zhvillimi i vazhdueshëm i kockave, muskujve, gjakut dhe trurit do të thotë se fëmijët kanë një kërkesë të lartë krahasuar me përmasat e trupit. Ju mund të shihni që fëmija juaj ju refuzon disa ushqime, nuk i do për nga shija ose tekstura. Nëqoftëse fëmija është i çrregullt në të ngrënë, Wellkid Multi-vitamin shirup i siguron të gjitha vlerat ushqimore që i mungojnë.
Sondazhet e vazhdueshme kanë indikuar që dietat e fëmijëve mund të jenë të mangëta nga disa vlera ushqyese si hekuri, që kontribuon në një zhvillim normal të fëmijës. Kjo është e vërtetë sidomos për vegjetarianët, meqenëse burimet jo shtazore mund të mos përthithen lehtë nga organizmi. Wellkid Multi-vitamin është e formuluar me nivele të moderuara të hekurit dhe është e përshtatshme për vegjetarianët.
Mbështetje për zhvillim të shpejtë
Wellkid Multi-vitamin shirup është e formuluar me jod që kontribuon në një rritje normale tek fëmijët, plus vitaminë D. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Gjithashtu ndihmon sistemin e tyre imunitar. Vitamina D në këtë shirup është në formën e preferuar D3 (cholecalciferol) që prodhohet në mënyrë natyrale nga lekura gjatë ekspozimit në diell.
Arsye te tjera pse duhet të zgjidhni Wellkid Multi-vitamin shirup
– Formula e tij është e bazuar në kërkimet shkencore më të fundit, me nivelet e duhura të lëndëve ushqyese, për nevojat e fëmijëve.
– Wellkid Multi-vitamin shirup është pa ëmbëlsues artificial, ngjyrues dhe aromatizues.
– Wellkid Multi-vitamin shirup nuk është e testuar në kafshë
– Pa vaj kikiriku
– Pa kripë, maja ose laktozë
Udhëzime mbi përdorimin:
Tundeni mirë para përdorimit. Jepjani fëmijës nga goja sipas udhëzimit
4 deri në 10 vjeç: 1 lugë çaji në ditë (5ml)
11 deri në 12 vjeç: 2 lugë çaji në ditë (10ml)
Ruajini në frigorifer pas hapjes dhe përdoreni brënda 6 javëve.