Loperamid

Mos merrni Loperamid :

  • Në qoftë se jeni i ndjeshëm ( alergjik ) ndaj loperamid klorhidrat ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Loperamid.
  • Loperamid nuk duhet përdorur kur frenimi i peristaltikës duhet mënjanuar, veçanërisht kur ileusi dhe konstipacioni janë të pranishëm ose kur shfaqet fryrje abdominale, sidomos në fëmijët tepër të dehidruar apo në të sëmurët me kolit ulçeroz akut dhe me kolit  pseudomembranor, kur përdoren edhe antibiotikët me spekter të gjerë veprimi.
  • Loperamid nuk duhet përdorur i vetëm në dizenteri akute e cila karakterizohet me feçe me gjak dhe temperaturë të lartë.
  • Loperamid është i kundërindikuar në insufiçiencë hepatike, për shkak të mundësisë së mbidozimit relativ;
  • Po për këtë arsye Loperamid nuk duhet përdorur në fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.

Perdorimi Loperamid

  • Loperamid ka një efekt simptomatik në diarrenë akute dhe kronike me origjinë joinfektive. Të sëmurët duhen të merrin lëngje dhe elektrolitë, si edhe të zbatojnë një ditë të përshtatshme. Në qoftë se diarreja nuk kontrollohet brenda  48 orësh, atëherë duhen identifikuar shkaqe të tjera të kësaj patologjie.
  • Përdorimi afatgjatë i Loperamid është mirë që të mënjanohet.
  • Kujdes i posaçëm duhet treguar në fëmijët e vegjël, per shkak të luhatjeve të mëdha përsa përket përgjigjes, sidomos kur fëmijët janë dehidruar.
  • Po ashtu kujdes duhet treguar edhe në te moshuarit dhe në të sëmurët me çrregullim të theksuar të funksionit të mëlçisë në të cilët shenjat e efekteve helmuese në sistemin nervor qëndror mund të bëhen të dukshme.
  • Me dyshimin më të vogël për megakolon toksik, mjekimi me loperamid duhet ndërprerë menjeherë.
  • Nuk ka të dhëna për efekte të dëmshme të barit gjatë periudhës së shtatzënisë, por megjithatë ai në këtë periudhë duhet përdorur vetëm në raste urgjente dhe vetëm kur dobia potenciale për nënën e justifikon rrezikun potencial për fetusin.
  • Ndonëse pjesa e barit që jashtëqitet me qumështin e gjirit është tepër e ulët, rekomandohet që ushqyerja me gji të ndërpritet gjatë mjekimit.
  • Në disa të sëmure të veçantë, loperamidi, ndonëse në raste të rralla mund të shkaktojë marrje mendsh dhe lodhje në këto raste të sëmurët duhet të këshillohen nga mjeku dhe farmacisti që të mos e drejtojnë automjetin dhe të mos punojnë me makineri derisa efektet e padëshirueshme të zhduken plotësisht.
  • Loperamid nuk i dëmton aftësitë psikomotore dhe nuk jep efekt qetësues e përgjumje.

Shtatzania

Nuk ka të dhëna për efekte të dëmshme të barit gjatë periudhës së shtatzënisë, por megjithatë ai në këtë periudhë duhet përdorur vetëm në çaste urgjente dhe vetëm kur dobia potenciale për nënën e justifikon rrezikun potencial për fetusin.

Ushqimi me gji

Ndonëse pjesa e barit jashtëqitet me qumështin e gjirit është tepër e ulët, rekomandohet që ushqyerja me gji të ndërpritet gjatë mjekimit.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive

  • Në disa të sëmurë të veçantë, Loperamid , ndonëse në raste të rralla mund të shkaktojë marrje mendsh dhe lodhje;
  • Në këto raste të sëmurët duhet të këshillohen nga mjeku dhe farmacisti që të mos e drejtojnë automjetin dhe të mos punojnë me makineri derisa efektet e padëshirueshme të zhduken plotësisht

MoshaDozimi ditor 1 tabletë 2mg
Mjekimi fillestarMjekimi i mëvonshëm
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç2 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi1 tabletë pas çdo defekimi, maksimumi 8 tableta
Fëmjët 8 – 12 vjeç1 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimiMaksimumi 6 tableta
Fëmijët 5 – 8 vjeçMaksimumi 4 tableta
Fëmijët 2 – 5 vjeçMaksimumi 1.5 tableta

Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid :

Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këte bar ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose te telefononi urgjencën per të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË LOPERAMID

  • Si të gjithë barnat e tjera Loperamid mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
  • Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo .
  • Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore .
  • Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
  • Në dozat e rekomanduara dhe kur kihen parasysh kundërindikimet, nuk janë vërejtur efekte të padëshirueshme të rëndësishme, madje edhe pas përdorimit afatgjatë.
  • Efektet e padëshirueshme të raportuara nga përdorimi i Loperamid është e vështire që të dallohen nga simptomat që shoqërojne sindromin diarreik.

Efektet anësore që mund të shfaqen janë :

  • reaksione mbindjeshmërie ( përfshirë edhe ekzantemat ),
  • fryrje dhe shqetësime,
  • të përziera, të vjella,
  • dhembje barku, konstipacion,
  • përgjumje, marrje mendsh,
  • tharje goje.

99 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.