I frymëzuar nga ritualet e ekspertëve të kozmetikës, ky locion peeling me acide frutash siguron një eksfoljim të butë, të përditshëm, duke larguar në mënyrë progresive qelizat e vdekura të lëkurës për një efekt ” lëkurë e rinuar” ditë pas dite.
Ky vaj ultra efektiv për heqjen e makijazhit largon edhe makijazhin më rezistent ose të papërshkueshëm nga uji, ndërsa mbron lëkurën nga tharja dhe respekton ekuilibrin e saj.
Hidratues në formë spraji për fytyrën me një aromë delikate trëndafili. Ky formulim është një përkujdesje 2-në-1 e shpejtë dhe e lehtë, për të përfunduar heqjen e make-up dhe per freskimin e lëkurës, duke respektuar ekuilibrin e saj.
Cetaphil Facial Cleanser është një pastrues fytyre delikat dhe jo irritues, i përshtatshëm për lëkura normale, mikse dhe të yndyrshme. Përdoret për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu heq me lehtësi makeup-in, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të shëndetshme.
Locioni pastrues Cetaphil Gentle Skin Cleanser, rekomandohet të përdoret për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, i përshtatshëm për fytyrë dhe trup. Formulimi delikat mundëson eleminimin e të gjitha papastërtive dhe heqjen e makeup-it, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë kohës. Është i përshtatshëm edhe për lëkurë problematike të shkaktuar nga psoriaza, ekzema apo dermatiti atopik. Është i rekomanduar për përdorim të përditshëm dhe në rastet e intolerancës apo mbi ndjeshmërisë ndaj produkteve që kanë sapun.