Hidratues në formë spraji për fytyrën me një aromë delikate trëndafili. Ky formulim është një përkujdesje 2-në-1 e shpejtë dhe e lehtë, për të përfunduar heqjen e make-up dhe per freskimin e lëkurës, duke respektuar ekuilibrin e saj.
Cetaphil Body Cream është një krem hidratues i përshtatshëm për lëkura të thatë, shumë të thatë dhe të irrituar të trupit. Hidraton në mënyrë intensive lëkurën përgjatë gjithë ditës, duke e lënë atë të butë dhe lëmuar.
Cetaphil Pro Restoraderm është një locion hidratues për trupin i përshtatshëm për lëkurë të thatë, shumë të thatë që shoqërohet me kruarje. Formulimi mbështetet në teknologjinë e patentuar e cila ka në bazë të saj praninë e lëndëve si: ceramide dhe niacinamide. Ky krem hidratues forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës duke rikthyer elasticitetin e saj.
Cetaphil Facial Cleanser është një pastrues fytyre delikat dhe jo irritues, i përshtatshëm për lëkura normale, mikse dhe të yndyrshme. Përdoret për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu heq me lehtësi makeup-in, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të shëndetshme.