Kremi larës i trupit Cetaphil Pro Restoraderm është formuluar specifikisht për të pastruar dhe qetësuar lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe që shoqërohet me kruarje. Formulimi me teknologjinë filaggrin, pastron duke e lënë lëkurën e ndjeshme të butë dhe të lëmuar. Lëkura mbetet e freskët dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës.
Locioni Hidratues Cetaphil me përmbajtje vaj avokadoje ushqen dhe hidraton lëkurën për një kohë të gjatë. Formulimi i lehtë e bën atë të përshtatshëm për përdorim në lëkura të thata dhe të ndjeshme, duke ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale. Lë një ndjesi butësie dhe freskie në lëkurë.
Cetaphil Facial Cleanser është një pastrues fytyre delikat dhe jo irritues, i përshtatshëm për lëkura normale, mikse dhe të yndyrshme. Përdoret për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu heq me lehtësi makeup-in, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të shëndetshme.
Locioni pastrues Cetaphil Gentle Skin Cleanser, rekomandohet të përdoret për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, i përshtatshëm për fytyrë dhe trup. Formulimi delikat mundëson eleminimin e të gjitha papastërtive dhe heqjen e makeup-it, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë kohës. Është i përshtatshëm edhe për lëkurë problematike të shkaktuar nga psoriaza, ekzema apo dermatiti atopik. Është i rekomanduar për përdorim të përditshëm dhe në rastet e intolerancës apo mbi ndjeshmërisë ndaj produkteve që kanë sapun.
Cetaphil PRO SpotControl Moisturizer Mattifying SPF30 është një hidratues special i përshtatshëm për lëkurën e prirur ndaj akneve. Falë formulës së tij 3 në 1, ai përthith yndyrën e tepërt, redukton shkëlqimin si dhe papastërtitë. Qetëson lëkurën dhe mbron nga rrezatimi ultraviolet duke e lënë atë të hidratuar gjatë ditës.
Caudalie Vinoperfect Radiance Serum Complexion Correctioning është krijuar për të gjitha lëkurat që vuajnë nga njollat,hiper-pigemntimi, për t’i parandaluar ato.
Vingergetic C+ Instant Detox Mask pastron lëkurën nga papastërtitë, eleminon sebumin e tepërt dhe ngushton poret. Lëkura duket më e freskët, më e pastër dhe ka një shkëlqim natyral.
Caudalie Anti-Wrinkle Face Suncare SPF 50 ofron një mbrojtje shumë të lartë nga dielli për fytyrën, por shërben dhe si një përkujdesje mbrojtëse kundër rrudhave. Përshtatur për çdo lloj lëkure, madje edhe për ato të ndjeshme.