Cetaphil Facial Cleanser është një pastrues fytyre delikat dhe jo irritues, i përshtatshëm për lëkura normale, mikse dhe të yndyrshme. Përdoret për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu heq me lehtësi makeup-in, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të shëndetshme.
Latest News & Offers
Kozmetik
Kozmetika juaj Online · Kujdesuni për Bukurinë
Janë 4 produkte.
Locioni pastrues Cetaphil Gentle Skin Cleanser, rekomandohet të përdoret për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, i përshtatshëm për fytyrë dhe trup. Formulimi delikat mundëson eleminimin e të gjitha papastërtive dhe heqjen e makeup-it, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë kohës. Është i përshtatshëm edhe për lëkurë problematike të shkaktuar nga psoriaza, ekzema apo dermatiti atopik. Është i rekomanduar për përdorim të përditshëm dhe në rastet e intolerancës apo mbi ndjeshmërisë ndaj produkteve që kanë sapun.
Cetaphil Pro Spot Control Mat Moisturizes...
Cetaphil PRO SpotControl Moisturizer Mattifying SPF30 është një hidratues special i përshtatshëm për lëkurën e prirur ndaj akneve. Falë formulës së tij 3 në 1, ai përthith yndyrën e tepërt, redukton shkëlqimin si dhe papastërtitë. Qetëson lëkurën dhe mbron nga rrezatimi ultraviolet duke e lënë atë të hidratuar gjatë ditës.
Produkt specifik për mbrojtjen e zonave më të ndjeshme dhe delikate të trupit si konturimi i syve, buzëve, hundës, njollave, moles dhe tatuazheve. Është ideale si në verë, për të mbrojtur zonat e ndjeshme gjatë ekspozimit në diell, ashtu edhe në dimër, për të mbrojtur nga i ftohti dhe dielli. Përmban një sistem të avancuar të filtrave UVA-UVB me SPF 50+ që ndihmon në mbrojtjen nga djegiet e mundshme të diellit dhe një Peptide multifunksionale Antipollution që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet nga rrezet e diellit (UV - INFRARED - DRITË E DUKSHME) dhe ndotjes.