Vitabiotics Wellman Prostate

Kjo formulë përmban Prostene, një kompleks i patentuar që përmban Betasitosterol, Ekstrakt të farave të Kungullit, Ekstrakt nga Soja, Alpha Lipoic Acid, Saw Palmetto dhe Lycopene.

Zinku dhe shëndeti mashkullor

Wellman Prostate kombinon një numër antioksidantësh, vitaminash dhe aminoacidesh. Zinku kontribuon në shëndetin normal të sistemit riprodhues të meshkujve dhe në mirëmbajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Niveli total i zinkut në prostatë është 10 herë më i madh se në indet e tjera të buta. Zinku dhe vitamina E dhe C kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, një aspekt që duhet të mbahet në konsideratë me kalimin e viteve tek meshkujt. Wellman Prostate gjithashtu përmban vitaminë B6 e cila kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe selenium që ndihmon në procesin e spermatogjenezës.

Nivelet e larta të kafeinës, duhanpirja, stresi dhe konsumi i pijeve alkolike sjellin humbje të sasive të zinkut në organizëm. Gjithashtu konsumimi i një diete të lartë në fibra mund të pengojë përthithjen e këtij minerali të rëndësishëm.

Mbështetja e sistemit imunitar

Wellman Prostate përmban vitaminë C, D, B6 dhe B12 të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Mbështetëse të sistemit imunitar në këtë formulim janë Alpha Lipoic Acid, çaji jeshil, Citrus Bioflavonoids, and karrotenoidet natyrore.

Shëndet dhe vitalitet i gjithanshëm

Wellman Prostate përmban vitaminë B6 dhe tiaminë (vit. B1), bakër dhe hekur të cilat ndihmojnë në çlirimin normal të energjisë. Vitamina B6, B12 dhe acidi folik gjithashtu kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri së bashku me qelizat e kuqe të gjakut formojnë hemoglobinën e cila bën transportin e oksigjenit në gjak (përfshirë dhe në prostatë).

Udhëzime mbi përdorimin

2 tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor. Gëlltiteni me ujë apo me një pije tjetër të ftohtë. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Të merret pas ushqimit.

Kujdes! Konsultohuni me doktorin nëse keni simptoma të diskomfortit urinar për të parë nëse është i nevojshëm trajtimi me medikamente. Kjo përfshin nevojën e shpeshtë për urinim (veçanërisht natën), ndjesinë e pamundësisë për të boshatisur traktin urinar dhe urinimin e dobët apo jo të vazhdueshëm.

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.