I pasur me një kombinim të algave me ginseng dhe kafeinë, stimulon qelizat e lëkurës duke i dhënë asaj vitalitet. Zbeh shenjat e lodhjes dhe lëkura duket më e tendosur.
Hidraton dhe zbut lëkurën, në sajë të pranisë së glicerinës vegjetale.
Balsam hidratues i përshtatshëm për çdo lloj lëkurë, edhe atë më sensitive. Ofron një hidratim të thellë me efekt 24 orë. Prania e ekstrakteve të pishës siberiane dhe të algave të kuqe siguron mbrojtje maksimale dhe hidratim të plotë për lëkurën.
Në sajë të kombinimit të ekstrakteve bimore (të bishtkalit, ekinaceas etj) me vitaminën E, vajin e kokosit dhe filtrat mbrojtës ndaj rrezatimit UV, ky krem ushqen lëkurën dhe zbeh rrudhat. Parandalohet formimi i rrudhave të mëtejshme, lëkura bëhet më e shndritshme dhe duket më rinore.
Formulim, i krijuar për të kundërshtuar plakjen e lëkurës si pasojë e ndryshimeve hormonale.
I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe shumë të thatë. Ushqen lëkurën, i jep uniformitet dhe e bën të duket më e re. Rekomandohet te gratë gjatë menopauzës.
Produkt specifik për mbrojtjen e zonave më të ndjeshme dhe delikate të trupit si konturimi i syve, buzëve, hundës, njollave, moles dhe tatuazheve. Është ideale si në verë, për të mbrojtur zonat e ndjeshme gjatë ekspozimit në diell, ashtu edhe në dimër, për të mbrojtur nga i ftohti dhe dielli. Përmban një sistem të avancuar të filtrave UVA-UVB me SPF 50+ që ndihmon në mbrojtjen nga djegiet e mundshme të diellit dhe një Peptide multifunksionale Antipollution që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet nga rrezet e diellit (UV - INFRARED - DRITË E DUKSHME) dhe ndotjes.