Cetaphil Body Cream është një krem hidratues i përshtatshëm për lëkura të thatë, shumë të thatë dhe të irrituar të trupit. Hidraton në mënyrë intensive lëkurën përgjatë gjithë ditës, duke e lënë atë të butë dhe lëmuar.
Cetaphil Pro Restoraderm është një locion hidratues për trupin i përshtatshëm për lëkurë të thatë, shumë të thatë që shoqërohet me kruarje. Formulimi mbështetet në teknologjinë e patentuar e cila ka në bazë të saj praninë e lëndëve si: ceramide dhe niacinamide. Ky krem hidratues forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës duke rikthyer elasticitetin e saj.
Kremi larës i trupit Cetaphil Pro Restoraderm është formuluar specifikisht për të pastruar dhe qetësuar lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe që shoqërohet me kruarje. Formulimi me teknologjinë filaggrin, pastron duke e lënë lëkurën e ndjeshme të butë dhe të lëmuar. Lëkura mbetet e freskët dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës.
Locioni Hidratues Cetaphil me përmbajtje vaj avokadoje ushqen dhe hidraton lëkurën për një kohë të gjatë. Formulimi i lehtë e bën atë të përshtatshëm për përdorim në lëkura të thata dhe të ndjeshme, duke ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale. Lë një ndjesi butësie dhe freskie në lëkurë.