Emulsioni i lëngjeve tregohet për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën e ekspozuar ndaj rreziqeve të shkaktuara nga faktorët e mjedisit (ndotja dhe madje edhe në rast të dëmtimit aktinik). SPF 100+
Gjithashtu i përshtatshëm për lëkurën më të ndjeshme dhe delikate, të predispozuar për skuqje dhe shfaqjen e njollave të lëkurës.
Emulsioni i lehtë i fytyrës, i pasuruar me Azeloglicinë me veprim rregullues të sebumit dhe me pluhura mat, thithës të sebumit, të cilat zvogëlojnë dukshmërinë e poreve dhe fshehin njollat e lëkurës.
Formulim i përshtatshëm për një pastrim të thellë e të përditshëm të lëkurës. Rregullon prodhimin e yndyrës, pakëson mundësinë për t’u formuar koloni bakteriale dhe ul inflamacionin.
Cetaphil Body Cream është një krem hidratues i përshtatshëm për lëkura të thatë, shumë të thatë dhe të irrituar të trupit. Hidraton në mënyrë intensive lëkurën përgjatë gjithë ditës, duke e lënë atë të butë dhe lëmuar.
Cetaphil Pro Restoraderm është një locion hidratues për trupin i përshtatshëm për lëkurë të thatë, shumë të thatë që shoqërohet me kruarje. Formulimi mbështetet në teknologjinë e patentuar e cila ka në bazë të saj praninë e lëndëve si: ceramide dhe niacinamide. Ky krem hidratues forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës duke rikthyer elasticitetin e saj.
Cetaphil Facial Cleanser është një pastrues fytyre delikat dhe jo irritues, i përshtatshëm për lëkura normale, mikse dhe të yndyrshme. Përdoret për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu heq me lehtësi makeup-in, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të shëndetshme.
Kremi larës i trupit Cetaphil Pro Restoraderm është formuluar specifikisht për të pastruar dhe qetësuar lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe që shoqërohet me kruarje. Formulimi me teknologjinë filaggrin, pastron duke e lënë lëkurën e ndjeshme të butë dhe të lëmuar. Lëkura mbetet e freskët dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës.
Locioni pastrues Cetaphil Gentle Skin Cleanser, rekomandohet të përdoret për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, i përshtatshëm për fytyrë dhe trup. Formulimi delikat mundëson eleminimin e të gjitha papastërtive dhe heqjen e makeup-it, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë kohës. Është i përshtatshëm edhe për lëkurë problematike të shkaktuar nga psoriaza, ekzema apo dermatiti atopik. Është i rekomanduar për përdorim të përditshëm dhe në rastet e intolerancës apo mbi ndjeshmërisë ndaj produkteve që kanë sapun.
Locioni Hidratues Cetaphil me përmbajtje vaj avokadoje ushqen dhe hidraton lëkurën për një kohë të gjatë. Formulimi i lehtë e bën atë të përshtatshëm për përdorim në lëkura të thata dhe të ndjeshme, duke ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale. Lë një ndjesi butësie dhe freskie në lëkurë.