Vaji i bajames së ëmbël është përdorur tradicionalisht për vetitë e tij hidratuese dhe zbutëse. Nëpërmjet presimit në të ftohtë të farave të bajames, cilësia e vajit dhe vetitë e tij ushqyese nuk preken.
Vaji i bajames së ëmbël është i pasur me acide oleike dhe linoleike të cilat kanë veti zbutëse dhe rekomandohen për trajtimin e lëkurës së thatë, të dehidratuar, lufton kruarjet e lëkurës dhe të djegurat.
Pastruesi intim, me pastrim dhe veprim parandalues, është ideal për gratë në moshë riprodhuese. Butësisht pastron pa tharje, mbron dhe qetëson irritimin.
Një shëtitje mes bukurive të Mesdheut... Një aromë e freskët dhe fuqizuese që kap ëmbëlsinë e butë të mjaltit të freskët nga koshere, e përzier me gjallërinë dhe shkëlqimin e natyrës jugore. Të gjitha notat aromatike të përziera, kombinojnë një ndjesi lulesh me fundin e mjaltit!
Xhel transparent për fytyrën bazuar në vajin e pemës së çajit formuluar për lëkurë të papastër dhe të prirur për puçrra. I formuluar per lekurat mikse dhe te yndyrshme me tendence akneike.
BioCollagenix ka fasha inovative për trajtimin e konturit të syve, të bëra me një Hydrogel të veçantë që përmban një koncentrat përbërësish natyralë aktivë si: Kolagjeni Detar i Hidrolizuar Tipi I, Kafeina, 3 Acide Hialuronike me 3 pesha të ndryshme molekulare për të kufizuar avullimin e ujit nga lëkura. dhe ruajnë elasticitetin e saj.
Acknes ofron mini fasha ngjitëse për puçrrat, për tu aplikuar direkt në zonën e aknes në fytyrë, por edhe të trupit. Praktike për t’u përdorur, transparente dhe për këtë arsye e padukshme në lëkurë, e formuluar posaçërisht për lëkurë të papastër.