Suplement për kockat, kartilagjet dhe indin lidhor.
Latest News & Offers
Janë 221 produkte.
DoppelHerz – Magnesium + Calcium + D3
Kalciumi është minerali me më shumë sasi në trupin e njeriut: ai përfaqëson 1 deri në 2 % të peshës trupore (1 deri në 1.5 kg) që gjendet në 99 % në kocka dhe dhëmbë. Përveç funksionit të tij të dukshëm në strukturën dhe qëndrueshmërinë e këtyre indeve, Kalciumi është gjithashtu i përfshirë në tkurrjen e muskujve, aktivitetin e neuroneve dhe koagulimin e gjakut.
Kalciumi eshte nje mineral i domosdoshem ne ndertimin, mirembajtjen ose riparimin e indit te kockave dhe dhembeve si dhe per shume procese te tjera qelizore. Doppelherz Calcium+D3 kontribuon ne plotesimin e nevojave ditore me kalcium.
Për personat aktivë gjatë ose pas ngarkesave në punë ose sportit
Magneziumi i kombinuar me vitaminat B për t’ju dhënë energji
Kalçiumi luan rol të rëndësishëm në funksionet neuromuskulore
Hekuri, zinku dhe 6 elementë të tjerë kompensojnë humbjet
Merret pa ujë; shkrihet menjëherë poshtë gjuhës
Magneziumi është një mineral esencial të cilin trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Gjithashtu ruajtja e sasive të magneziumit nga organizmi është e limituar. Ushqimet e përpunuara të cilat konsumohen gjerësisht sjellin shpeshherë nivele jo optimale të magneziumit në organizëm.
Vitamina B12 (kobalamin) është një vitaminë e tretshme në ujë. Vitaminat B janë shumë të ndjeshme dhe mund të shkatërrohen lehtësisht nga gatimi dhe nga ruajtja.
Konsumimi i rregullt i alkoolit dhe marrja e përsëritur e vakteve të yndyrshme mund të sforcojë mëlçinë dhe të ndikojë në funksionin e saj. Pavarësisht kapacitetit të saj për të rigjeneruar veten, duhet të kujdeseni për mëlçinë pasi është thelbësore për tretjen e duhur dhe detoksifikimin e metabolitëve të dëmshëm.
DoppelHerz – Gelenk 1500 + Kollagen
Sistemi ynë muskuloskeletal me nyjet, kërcet, tendinat dhe ligamentet e tij sfidohet çdo ditë. Një sistem i shëndetshëm muskuloskeletal është një parakusht për cilësinë e jetës në çdo moshë. Ushtrime të vogla dhe një dietë e shëndetshme mund të japin një kontribut këtu.
Puna në tryezë, mbipesha apo edhe proceset normale të kalimit të viteve kontribuojnë në faktin që lëvizja të zvogëlohet. Sidoqoftë kockat mund të mirëmbahen me kapsulat e DoppelHerz.
Kolagjeni është një përbërës shumë i rëndësishëm i lëkurës sonë.
Në moshë të rë lëkura është më e fortë, më elastike, më e lëmuar dhe pa rrudha. Sidoqoftë, me kalimin e viteve formimi i kolagjenit zvogëlohet, lëkura fillon dehidratohet, bëhet më e thatë dhe ka tendencë të krijojë rrudha.
DoppelHerz – Zink+Histidin+Vitamin C Depot
Tabletat Doppelherz përmbajnë 15 mg zink dhe 300 mg vitaminë C, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përveç kësaj, përmban dhe 100 mg të aminoacidit L-histidine, i cili duhet të merret rregullisht dhe mjaftueshëm me ushqim.
Tabletat Doppelherz përmbajnë 50 μg vitaminë D. Kjo korrespondon me 2000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D.Dihet prej kohësh që vitamina D kontribuon në mirëmbajtjen normale të kockave si “ndërtues i kalciumit”. Sot ne e dimë që vitamina D gjithashtu përmbush detyra të tjera të rëndësishme në trup.