Avene Hydrance Serum Intensiv Hidratues rekomandohet në hidratimin në thellësi për të gjithë tipet e lëkurave edhe ato më të ndjeshmet. Vijat e holla të dehidratimit zbuten. Lëkura është e hidratuar, më e butë dhe e qetë. Jo komedogjenike.
Mbrojtje e lartë nga dielli me ngjyrë për lëkurë të ndjeshme normale, mikse dhe të yndyrshme. Ky emulsion i lehtë, i padukshëm dhe jo i yndyrshëm i Avene, është rezistent ndaj ujit dhe djersës.
Cleanance MAT emulsion është një trajtim matifikues dhe hidratues specifik për lëkurat e yndyrshme. Përbërësi aktiv Monolaurina kufizon hiperprodhimin e yndyrës ndërsa mikrokapsulat japin një efekt matifikues të menjëhershëm. Uji termal Avene qetëson dhe zbut lëkurën. Është një bazë e mirë make-up.
Avène Akérat 10 Krem Trupi sjell agjentë shumë ushqyes dhe keratorregullues, të cilat do të ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Uji termal Avene lejon që të zvogëlohet hiperreaktiviteti i lëkurave të thata( keratoze)
Vaji i trupit, Bambo Nature, është hidratues shumë i mire për lëkurën duke e mbajtur atë të butë.
Përmban përbërës organik natyral dhe të çertifikuar për një cilësi të lartë. Është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban parfum dhe ngjyrues. Është produkt vegan, pra nuk përmban përbërës me origjinë shtazore, vetëm përbërës natyral dhe organik me prejardhje bimore.
Shampo Bambo Nature për flokë dhe trup, është e përshtatshme për të gjithë, madje edhe për lëkurën e ndjeshme dhe skalpin e butë të bebeve. Shampoja nuk shkakton djegie të syve apo lot dhe e lë lëkurën e fëmijës tuaj të pastër.
Kremi ushqyes Bambo Nature ndihmon në mbrojtjen e lëkurës së fëmijës tuaj nga i ftohti. I përshtatshëm për lëkurë shumë të thatë dhe të ndjeshme. Kremi ka një përmbajtje të lartë vajrash yndyrore (38% lipide) dhe krijon një barrierë mbrojtëse në lëkurë për ta mbajtur atë të butë dhe të qetë. Është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban parfum dhe ngjyrues.
Kremi natyral i trupit, Bambo Nature, është një krem i butë dhe qetësues për lëkurën e fëmijës tuaj, pasi përmban 23% vajra yndyrore (lipide). Është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban parfum dhe ngjyrues.