Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Wellwoman 70+

    ALL1,500.00
    Quantity

    Wellwoman 70+ ofron një gamë gjithpërfshirëse prej 26 vitaminash, elemente dhe lëndë ushqyese të avancuara të formuluara specifikisht për të përmbushur nevojat e femrave mbi 70 vjeç.

    Kjo formulë përmban nutrientë që ndihmojnë suportin për një mirëqënie të përgjithshme të zemrës, trurit, sistemit imunitar dhe funksioneve kognitive.

    Pas të 70-ve është edhe më e rëndësishme të merrni nivelet e duhura të nutrientëve në ditën tuaj. Wellwoman 70+ përmban tiaminë (vitaminë B1), bakër dhe hekur që ndhmojnë në energji dhe vitalitet. Vitamina B6, B12 dhe acidi folik ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Vitamina B6, B12 dhe Riboflavina (vitamina B2) ndihmojnë në energji. Kjo formulë përfshin Luteinë, acid Alfa lipoik, koenzimë Q10, L-karnitinë, dhe ALA.

    Truri dhe sistemi nervor

    Wellwoman 70+ përfshin hekur, jod dhe zink që kontribuojnë në funkionin kognitiv normal plus acid pantotenik që ndihmon në performancën mendore. Wellwoman 70+ gjithashtu përmban vitaminë B6, biotinë dhe vitaminë C që ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit nervor.

    Imuniteti

    Imuniteti duhet të merret seriozisht ndërsa plakemi. Wellwoman 70+ përfshin vitaminat C, B12 dhe D plus mineralet zink dhe hekur që forcojnë sistemin imunitar. Këshilla e Departamentit të Shëndetit Të Mbretërisë së Bashkuar: Të rriturit mbi 65 vjeç duhet të marrin një suplement që përmban vitaminë D. Vitamina C, E dhe seleniumi mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

    Zemra

    Wellwoman 70+ përmban hekur, vitaminë B2, B6 dhe B12 që ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, plus vitaminë B1 që ndihmon në mirëfunksionimin e zemrës. Formula përmban vitaminë C që rrit përthithjen e hekurit, shumë i rëndësishëm për vegjetarianët.

    • I përshtatshëm për vegjetarianë
    • Pa konservantë
    • Pa kripë ose maja
    • Pa laktozë
    • Pa gluten
    • Wellwoman 70+ nuk është testuar në kafshë

    Udhëzime mbi përdorimin

    Një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Pijeni me ujë ose një pije të ftohtë. Nuk duhet të përtypet. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Të merret me stomakun plot.

    100 Items