Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Ultra Omega-3

    ALL1,800.00
    Quantity

    Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është formuluar që të arrijë cilësinë dhe pastërtinë më të lartë. Me mbi 60% acide yndyrore Omega-3  ky produkt është mjaft i fuqishëm dhe efektiv. Si të gjithë vajrat e peshkut të linjës Vitabiotcs Ultra, është prodhuar në Norvegji me standartet më të larta.

    Vajrat e peshkut Ultra ofrojnë një burim mjaft të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.

    EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk mund të sintetizohen nga vetë trupi i njeriut dhe si pasojë duhen të merren nëpërmjet djetës. DHA kontribuon në mirëmbajtjen e shikimit dhe funksioneve të trurit. Së bashku DHA & EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.

    Kapsulat Ultra Omega-3 përmbajnë vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

    Procesi i distilimit të shumëfishtë Opti-pure për një cilësi maksimale
    Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilësinë e lartë. Ultra Omega-3 i nënshtrohet një proçesi purifikimi unik të quajtur Opti-pure që përfshin distilim të shumëfishtë dhe disa faza filtrimi që sigurojnë cilësinë e produktit përfundimtar. Produkti është i testuar dhe i çertifikuar sipas standarteve dhe rregulloreve të KE (Komisionit Europian) dhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është i prodhuar në Norvegji, duke garantuar kështu cilësinë e lëndës së parë.

     

    Përdorimi
    Dy kapsula në ditë, mundësisht me një vakt dhe me një gotë qumësht apo lëng portokalli. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

    • Pa ngjyrues
    • Pa konservues (i pasuruar me Vitaminë E natyrale)
    • Pa gluten
    • Për të parandaluar çdo shije apo aromë të padëshiruar, kapsulat Ultra Omega-3 përdorin një maskim me shije portokalli
    • Pa sheqer
    100 Items