Identifikohu me rrjetet sociale

  • Google
10% ULJE nëse regjistroheni me Facebook, zbritja mund të përdoret brenda 30 ditësh

Vitabiotics Wellkid Multi-vitamin Shirup është prodhuar sipas nevojave të fëmijëve duke siguruar 15 lëndë ushqyese plus elbin e marrë nga alpet zvicerane. Shirupi vjen në një shije natyrale portokalli që fëmijët do ta dashurojnë.
Wellkid Multi-vitamin përfshin vitaminat A,C dhe D të rekomanduara nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që këshillon që të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç duhet të marrin shtesa që përmbajnë këto vitamina.
Është gjithashtu e rekomanduar që çdo njeri mbi 5 vjeç duhet të konsiderojë marrjen e një shtese ditore vitaminë D.

Rritja është e shpejtë veçanërisht 12 vitet e para të jetës të një fëmije. Zhvillimi i vazhdueshëm i kockave, muskujve, gjakut dhe trurit do të thotë se fëmijët kanë një kërkesë të lartë krahasuar me përmasat e trupit. Ju mund të shihni që fëmija juaj ju refuzon disa ushqime, nuk i do për nga shija ose tekstura. Nëqoftëse fëmija është i çrregullt në të ngrënë, Wellkid Multi-vitamin shirup i siguron të gjitha vlerat ushqimore që i mungojnë.
Sondazhet e vazhdueshme kanë indikuar që dietat e fëmijëve mund të jenë të mangëta nga disa vlera ushqyese si hekuri, që kontribuon në një zhvillim normal të fëmijës. Kjo është e vërtetë sidomos për vegjetarianët, meqenëse burimet jo shtazore mund të mos përthithen lehtë nga organizmi. Wellkid Multi-vitamin është e formuluar me nivele të moderuara të hekurit dhe është e përshtatshme për vegjetarianët.

Mbështetje për zhvillim të shpejtë
Wellkid Multi-vitamin shirup është e formuluar me jod që kontribuon në një rritje normale tek fëmijët, plus vitaminë D. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Gjithashtu ndihmon sistemin e tyre imunitar. Vitamina D në këtë shirup është në formën e preferuar D3 (cholecalciferol) që prodhohet në mënyrë natyrale nga lekura gjatë ekspozimit në diell.

Arsye te tjera pse duhet të zgjidhni Wellkid Multi-vitamin shirup
– Formula e tij është e bazuar në kërkimet shkencore më të fundit, me nivelet e duhura të lëndëve ushqyese, për nevojat e fëmijëve.
– Wellkid Multi-vitamin shirup është pa ëmbëlsues artificial, ngjyrues dhe aromatizues.
– Wellkid Multi-vitamin shirup nuk është e testuar në kafshë
– Pa vaj kikiriku
– Pa kripë, maja ose laktozë

Udhëzime mbi përdorimin:
Tundeni mirë para përdorimit. Jepjani fëmijës nga goja sipas udhëzimit
4 deri në 10 vjeç: 1 lugë çaji në ditë (5ml)
11 deri në 12 vjeç: 2 lugë çaji në ditë (10ml)
Ruajini në frigorifer pas hapjes dhe përdoreni brënda 6 javëve.

100 Artikuj

in the same category

6 produkte të tjera në këtë kategori:
Product added to compare.